trimi - Islami dhe muslimanët në Perëndim
  njoftimi me mua
  prozë fetare
  Index i Sureve nr1
  indeksi i sureve nr2
  indeksi i sureve nr3
  DITURIA QE PERMBAHET NE KURAN
  Hadith
  Vajza Muslimane
  Arti Islam
  "Mrekullitë e Kur'anit"
  Metoda më e lehtë për mësimin e Kur'anit
  TË PËRKUSHTUAR NDAJ ALLAHUT
  KUR'ANI PRIN RRUGËN DREJT SHKENCËS
  DISA SEKRETE TË KUR'ANIT
  T'A MËSOJMË FENË TONË- ISLAMIN
  ALLAHU NJIHET PËRMES ARSYES
  Alfabeti ARAB (Latin)..
  Islami dhe muslimanët në Perëndim
  Si ta shtosh besimin tënd
  Si te arrihet suksesi ne jet.
  këshilla
  Respektimi i prinderve
  "Keshilla motrave muslimane"
  Rritet numri i muslimanëve në Gjermani
  99 emrat e zotit
  Kur u krijua njeriu, ishte njeri apo kafshe ?
  Dallimet mes Kuranit dhe Bibles
  Dallimi mes Kuranit dhë Bibles
* Kthimi i muslimanėve nė Perėndim - Nexhat Ibrahimi * Islami dhe muslimanėt nė Perėndim (Hyrje) - Mr. Rejhan Neziri * Identiteti i ngatėrruar - Dr. Ismail Bardhi * Imigrimi, integrimi dhe politika e bashkėpunimit - Dr. Tariq Ramadan * Muslimanėt nė Perėndim: ndėrmjet getoizimit dhe asimilimit - Dr. Muhammad Ali Bari * Muslimanėt nė Perėndim - Dr. Akbar S. Ahmad * Hyrje nė "tendencat islame" nė Evropė dhe botė - Dr. Tariq Ramadan ................................................................... Kthimi i muslimanėve nė Perėndim Nexhat Ibrahimi Evropa perėndimore mė shumė se njė milenium ka qenė kristiane dhe kundrejt botės muslimane ajo ėshtė identifikuar si bėrthamė e kristianizmit. Edhe sot e gjithė ditėn, veēan nė kohėn e krizave politike-fetare dhe tė pasigurive regjionale dhe globale, trashėgimia kristiane mendohet si strumbullar i identitetit nacional. Mirėpo, nė kohė normale, gjatė shekujve tė fundit, sidomos pas Revolucionit francez borgjez, intenziteti i kėtij botėkuptimi ėshtė zbehė, duke ardhur nė shprehje ndikimi shekullarist. Lexo artikullin e plotė nė ose nė . Vizitoni edhe web faqen e Nexhat Ibrahimit: www.zeriislam.com Islami dhe muslimanėt nė Perėndim ( Hyrje ) mr. Rejhan Neziri Ē'ėshtė Evropa? Ėshtė ajo njė entitet gjeografik, njė pėrzierje e kulturės judo-krishtere apo prodhim i njė feje sekulare? Ē'ėshtė identiteti i Evropės? Kush janė muslimanėt e Evropės? Ē'identitet kanė ata? Ē'ėshtė dhe a mund tė flitet pėr njė "Islam evropian"? ( lexo mė tepėr) Identiteti i ngatėrruar Dr. Ismail Bardhi Nė rishqyrtimin e sėrishėm tė marrėdhėnies mes Lindjes dhe Perėndimit, qė qėndron nė majen e listės sė ēėshtjeve parėsore nė kontekstin e integrimeve bashkėkohore botėrore dhe lėvizjeve globalizuese nė tė gjitha sferat kyēe tė jetės nė fillim tė shekullit XXI, dimensioni i raportit tė Islamit dhe Perėndimit ėshtė njėri nga horizontet kulmore pa tė cilat rrjedhave tė cekura integrative dhe lėvizjeve globalizuese, sidomos nė truallin e Evropės sė sotme, thjeshtė nuk mund tu shihet fundi. ( lexo mė tepėr... ) Imigrimi, integrimi dhe plotika e bashkėpunimit Dr. Tariq Ramadan Imigrantėt janė tė mirėseardhur kur nevojitet puna e tyre, mirėpo refuzohen sapo tė ndihen pasojat e ndonjė krize ekonomike. Qoftė nė Evropė (siē tregon rritja dhe zhvillimi i Frontit Nacional nė Francė), qoftė nė Azinė Juglindore (shih artikullin e Solomon Kane dhe Laurent Passicousset), ata shpejtė bėhen kuaj tė belarave. Megjithėkėtė, ka shenja se jemi nė rrugėn drejt njė integrimi tė vėrtetė tė muslimanėve qė jetojnė nė Evropė. ( lexo mė tepėr... ) Muslimanėt nė Perėndim: ndėrmjet getoizimit dhe asimilimit Dr. Muhammad Ali Bari Qė nga momenti kur ēelėsat e Granadės islame iu dorėzuan Ferdinandit dhe bashkėshortes sė tij, fati i muslimanėve u vulos pėr t’u bėrė viktimė e shekujve qė vinin, jo vetėm nė Evropė por edhe gjetiu nėpėr botė. Spanja u spastrua prej muslimanėve, kurse trashėgimia e tyre afro tetėqind vjeēare e historisė sė civilizimit u ērrėnjos me hakmarrje tė thellė. Edhe pse turqit osmanlinj bėnė njė lėvizje pėrpara nė Evropėn Lindore dhe pėr disa shekuj me radhė mbetėn fuqia e vetme ushtarake, prapėseprapė nuk mundėn ta ndalnin spiralėn e tatėpjetės sė ummetit. ( lexo mė tepėr... ) Muslimanėt nė Perėndim Dr. Akbar S. Ahmed Nė mijėvjeēarin e fundit, Perėndimi Islamin e ka konsideruar si "tė tjerėt", si "diēka atje larg". Pėrgjithėsisht kjo akoma ėshtė kėshtu: pjesa mė e madhe e popullatės muslimane jeton nė Afrikė dhe Azi. Mirėpo sot, ky botėkuptim i thjeshtė ėshtė komplikuar me prezencėn e mbi dhjetė milionė muslimanėve nė Perėndim. ( lexo mė tepėr... ) Hyrje nė "tendencat islame" nė Evropė dhe botė Dr. Tariq Ramadan Peizazhi i grupeve islame nė Evropė nuk tregon drejtpėrdrejtė – mė sė paku qė mund tė thuhet – ndonjė profil (pėrvijė) tė qartė dhe veēanėrisht precize. Pas kėsaj shumėsie grupimesh, zbulohen tendenca dhe rryma qė mezi mund tė identifikohen: Kush janė anėtarėt e kėtij grupi? Ēfarė dėshirojnė anėtarėt e kėtij grupi? Ē'janė format e tė menduarit tė grupit tė tretė? ( lexo mė tepėr... )
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden