trimi - Respektimi i prinderve
  njoftimi me mua
  prozë fetare
  Index i Sureve nr1
  indeksi i sureve nr2
  indeksi i sureve nr3
  DITURIA QE PERMBAHET NE KURAN
  Hadith
  Vajza Muslimane
  Arti Islam
  "Mrekullitë e Kur'anit"
  Metoda më e lehtë për mësimin e Kur'anit
  TË PËRKUSHTUAR NDAJ ALLAHUT
  KUR'ANI PRIN RRUGËN DREJT SHKENCËS
  DISA SEKRETE TË KUR'ANIT
  T'A MËSOJMË FENË TONË- ISLAMIN
  ALLAHU NJIHET PËRMES ARSYES
  Alfabeti ARAB (Latin)..
  Islami dhe muslimanët në Perëndim
  Si ta shtosh besimin tënd
  Si te arrihet suksesi ne jet.
  këshilla
  Respektimi i prinderve
  "Keshilla motrave muslimane"
  Rritet numri i muslimanëve në Gjermani
  99 emrat e zotit
  Kur u krijua njeriu, ishte njeri apo kafshe ?
  Dallimet mes Kuranit dhe Bibles
  Dallimi mes Kuranit dhë Bibles
Falenderimet dhe lavderimet i takojne vetem Allahut [Xhele Shanuhu], salavatet qofshin mbi te Derguarin e Tij Muhamedin (SalAllahu Alejhi ve Selem), familjen e tij, shoket e tij dhe gjithe muslimanet qe ndjekin rrugen e tij deri ne Diten e Gjykimit. Me te vertete respektimi i prinderve eshte nje gje shume me rendesi. Allahu [Xhele Shanuhu] e ka krahasuar respektimin dhe degjimin e prinderve me degjimin dhe respektimin e Tij. 1. Allahu [Xhele Shanuhu] thote: "Zoti yt ka dhene urdher te prere qe te mos adhuroni tjeter pos Tij, qe te silleni ne menyre bamirese ndaj prinderve." [El Isra, 23] Allahu [Xhele Shanuhu] ne kete ajet e ka krahasuar mosrespektimin e prinderve me shirkun. Gjithashtu, Allahu [Xhele Shanuhu] thote: " Ne njeriun e kemi urdheruar per (sjellje te mira ndaj) prindit te vet." [Llukman, 14] 2. Allahu [Xhele Shanuhu] na ka urdheruar qe te sillemi mire me ta dhe ti respektojme edhe nese jane qafira (pabesimtare) ku thote: "E nese ata te dy tentojne qe ti te me pershkruash Mua shok, per cka ti nuk ke kurrfare fakti, atehere mos i respekto ata, po ne ceshtjet e jetes se kesaj bote te keshe mirekuptim ndaj tyre,"[Llukman, 15] Transmeton Muslimi nga Esma, e bija e Ebu Bekrit, se ka thene: "Ka ardhur tek une nena ime e cila ne ate kohe ishte mushrike (idhujtare), dhe e pyeta Pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) duke i thene: ‘O i Derguar i Allahut, me ka ardhur nena e cila e urren gjendjen time ne te cilen jam (Islamin e saj), pra a ta vizitoj nenen time?’ Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "Po vizitoje nenen tende." [Muslimi dhe Buhariu] 3. Gjithashtu respektimi i prinderve konsiderohet Xhihad. Transmeton Abdullah ibn Amri (RadijAllahu Anhu) ka thene: "Ka ardhe nje person tek i Derguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe ka kerkuar leje nga Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) qe te merr pjese ne Xhihad. Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) e pyeti: ‘A i ke te gjalle prinderit?’ Ai iu pergjigj: ‘ Po.’ Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: ‘Xhihadi yt eshte tek ta.’" [Buhariu dhe Muslimi] Gjithashtu transmetohet nga Enesi (RadijAllahu Anhu) se ka thene: "Ka ardhur nje person tek Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe i tha: ‘Me te vertete une kam deshire per te luftuar (per Xhihad), mirepo nuk po kam mundesi.’ Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: ‘A e ke ndonjerin prej prinderve gjalle?’ Ai tha: ‘ Po, e kam nenen time.’ Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) iu pergjigj: ‘Ndreqni marredheniet me Allahun [Xhele Shanuhu] duke i respektuar prinderit. Nese e ben nje gje te tille (nese i respekton prinderit) atehere ti ke bere Haxhxhin, Umren dhe Xhihadin.’" [Taberaniu. Mundhiri ka thene se zingjiri i ketij hadithi eshte i mire] Ne disa hadithe Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i ka dhene perparesi respektimit te prinderve ndaj Xhihadit. Transmetohet se Abdullah ibn Mesudi (RadijAllahu Anhu) ka thene: "E kam pyetur Pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) se cila veper eshte me e mira? Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) u pergjigj: ‘Falja e Namazit ne kohen e vet.’ I thash: ‘Pastaj cila?’ Tha: ‘Respektimi i prinderve.’ I thash: ‘Pastaj cila?’ Tha: ‘Xhihadi ne rrugen e Allahut.’" [Buhariu dhe Muslimi] 4. Respektimi i prinderve eshte shkak per hyrje ne Xhennet. Transmeton Ebu Darda (RadijAllahu Anhu) se e ka degjuar Pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) duke thene: "Prinderit jane dera e mesme e Xhennetit, pra nese deshiron humbe ate dere ose fitoje ate." [Tirmidhiu, dhe ka thene se hadithi eshte sahih] Kushejri ka thene: "’..dera e mesme e Xhennetit,’ ka per qellim, deren me te mire te Xhennetit." Transmetohet nga Muavija ibn Xhahime, se Xhahime ka ardhur tek Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe e ka pyetur: "O i Derguar i Allahut, une kam deshir qe te luftoj ne rrugen e Allahut, dhe kam ardhur tek ti qe te konsultohem." Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "A e ke gjalle nenen?" Tha: " Po," Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "Kryej nevojat e nenes tende, se me te vertete Xhenneti eshte tek kembet e saja." [Ahmedi, shejh Albani ka thene se ky hadith eshte Hasen] Ne transmetimin e Taberaniut qendron se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) e ka pyetur: "A i ke prinderit gjalle?" I thash: " Po," Tha pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem): "Kryej nevojat e tyre, se me te vertete Xhenneti eshte nen kembet e tyre." [Albani ka thene se ky hadith eshte Sahih] 5. Kenaqesia e Allahut eshte ne kenaqesine e prinderve. Transmeton Abdullah ibn Amri (RadijAllahu Anhu) se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thene: "Kenaqesia e Allahut eshte ne kenaqesine e prinderve, dhe pakenaqesia e Allahut eshte ne pakenaqesine e prinderve." [Tirmidhiu, kete hadith e kane bere sahih Ibn Habbani, Hakimi dhe Albani) 6. Respektimi i prinderve eshte shkak per faljen e mekateve. Transmeton Ibn Omeri (RadijAllahu Anhu), se nje njeri ka ardhur tek Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe i tha: "O i derguar i Allahut, une kam bere nje mekat te madh, a ka pendim per mua?" Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "A ke nene?" Ai i tha: "Jo," Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "A ke teze?" Iu pergjigj: " Po," Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "Pra respektoje (ndegjoje) ate." [Tirmidhiu, dhe ka thene se hadithi eshte sahih] Pra kjo tregon se respektimi i prinderve eshte shkaktar per shlyerjen e mekateve, pasiqe Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) iu pergjigj ketij mekatari duke e pyetur se a ka nene qe ta respektoj dhe ndegjoj ate, keshtuqe te i shlyhen mekatet me respektimin e saj. Gjithashtu, transmeton Malik ibn Amri se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thene: "Ai i cili e liron nje rob musliman, do te jete shkaktare per shpetimin e tij nga zjarri, kurse ai i cili e ka njerin prej prinderve te gjalle dhe ata nuk ia falin atij (nuk ia bejne hallall), Allahu [Xhele Shanuhu] do ta largoj ate shume larg." [Ahmedi - hadithi eshte hasen] 7. Respektimi i prinderve eshte edhe shkak per largimin e ndonje fatkeqesie Argument per kete eshte ngjarja e tre personave qe kane hyre ne shpelle dhe nje gure i madh ka rene dhe ua ka mbyllur daljen. Ne kete gjendje, secili prej tyre e ka lutur Allahun [Xhele Shanuhu] me ndonje pune qe e ka bere per hire te Tij, dhe njeri prej tyre e ka lutur Allahun [Xhele Shanuhu] me respektimin e prinderve, duke thene: "O Allah nese kete veper e kam bere per hire Tendin largona neve kete shkemb qe te mund te dalim". Dhe Allahu [Xhele Shanuhu] ja u largoi shkembin dhe dulen prej shpelle.[Buhariu dhe Muslimi] 8. Transmeton Ebu Hurejra (RadijAllahu Anhu) se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thene: "Nuk ka mundesi femiu t’ia kthej hakkun prindit te tij, pervec nese e sheh prindin e tij se eshte zene rob, pastaj blene ate dhe e liron." [Muslimi] 9. Mosrespektimi i prinderve eshte nga mekatet me te medha. Transmeton Ebi Bekre (RadijAllahu Anhu) se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thene: "A deshironi t’ju tregoj per mekatet me te medha?" Kete e perseriti tri here. Ne i thame: " Po, o i Derguar i Allahut." Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha: "Me i be shirk (shok) Allahut dhe mosrespektimi i prinderve…" [Buhariu dhe Muslimi] O vella i dashur, pasi qe e kuptove rendesine e respektimit te prinderve, dhe denimin e atij qe nuk i respekton prinderit, shpejto dhe respektoji ata, ndegjoji ata (perveq nese te urdherojne ne mekate), mos i thuaj atyre as UFFF, lute Allahun qe t’i meshiroje ata. Allahu [Xhele Shanuhu] thote: "Dhe ne shenje meshire shtrije prane tyre krahun perules e respektues dhe thuaj: ‘Zoti im! Meshiroji ata te dy, sikurse me edukuan mua kur isha i vogel’." [El Isra, 24] Allahu na befte prej atyre qe i respektojne prinderit, dhe i ndegjojne ata. Allahu i meshirofte prinderit tane ashtu sic na meshiruan sa ishim te vegjel. Allahu ua falte mekatet prinderve tane dhe i shperblefte ata me Xhennetin Firdeus. Amin Amin Amin __________________ "Fe e pranuar tek Allahu ėshtė Islami". (Ali Imran 19). GoLdeN nuk ėshtė nė linjė Pėrgjigju Duke Cituar
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden