S'ka dyshim se cdo njeri deshiron qe te jete i suksesshem ne jete por, disa e veshtiresojne arritjen tek suksesi.
Kjo ndodh sepse ata mendojne se suksesi eshte nje deshire e parealizueshme dhe eshte veshtire qe te arrihet ky synim.
E verteta eshte se ne ndoshta jemi prej atyre qe i kemi braktisur shkaqet te cilat te cojne deri te suksesi, i kemi groposur ne toke dhe na kane kapluar humbje mbi humbje.
Arritja e suksesit eshte ambicie nga e mira ne me te mire, persosshmeria eshte vetem per Allahun i cili eshte Nje.
Nese ndonje njeri te thote: “Ke arritur maksimumin ne jete”, dije se ai te ka rrenuar.
Njeriu, vazhdimisht, duhet qe te vrapoje drejt suksesit. Allahu nuk e humb shperblimin e atyre qe punojne.
Nuk ka vlere suksesi i njeriut ne kete dynja nese ai eshte i humbur ne ahiret!
Ja disa keshilla per ata te cilet deshirojne qe t'i vjelin frytet e suksesit prej kopshtit te jetes, dhe keto nuk jane tjeter vetem se nje thirrje per arritjen e shpetimit ne te dy botet:
- Frikesoju Allahut te Lartesuar dhe permbaju dispozitave te Tij sepse kjo eshte puna dhe keshilla me e mire. Allahu i Lartesuar thote: “... E kush iu permbahet dispozitave te Allahut, atij Ai i hap rruge dhe e furnizon prej nga nuk e kujton fare...” (Et Talake: 2-3) Dhe thote: “... E kush i frikesohet Allahut, Ai atij ia lehteson punen.” (Et Talake: 4)
- Zemren tende mbushe me dashuri ndaj Allahut dhe te Derguarit te Tij, paqja dhe shpetimi i Zotit qoftshin mbi te, me pas, vjen dashuria ndaj prinderve te tu dhe atyre qe jane perreth teje.
Dashuria e riperterin rinine, e zgjat jeten, e shton qetesine dhe sigurine ndersa urrejtja e mbush zemren me plogeshti dhe hidherim. Beje te mundur qe ne shtepine tende te mjaftoje dashuria e familjes tende sepse dashuria e mjekon plagen si dhe mbjell ne zemer ngrohtesi dhe miqesi.
- Beje te mundur qe dashuria ndaj vetvetes te zvogelohet para dashurise ndaj te tjereve. Allahu i Lartesuar thote: “… Ata u jepnin perparesi atyre para vetes…” (El Hasher: 9).
Te lumturit e ndajne te miren me njerezit, e kjo ua shton edhe me shume lumturine, ndersa te keqijte e monopolizojne te miren vetem per vete. Mbushe zemren tende me dashuri, tolerance dhe mirekuptim. Fatkeqij jane ata zemrat e te cileve jane te mbushura me zili, urrejtje dhe hakmarrje.
- Mos lejo te rrjedhin lotet per ate qe ka kaluar, sepse, ata qe derdhin lot per fatin e tyre te keq nuk iu qesh dynjaja dhe ata te cilet qeshin per fatkeqesite e te tjereve, nuk i meshirojne ditet. Mos qaj per qumeshtin e derdhur, perkundrazi, duhet dhene mund shtese per ta kompensuar kete qumesht te derdhur. Kije parasysh thenien e te Derguarit te Allahut, paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te: “Nese te kaplon dicka mos thuaj sikur te kisha bere keshtu do te ishte keshtu e keshtu, por thuaj: ky eshte percaktimi i Allahut dhe Ai vepron cfare deshiron sepse fjala 'sikur' hap deren e shejtanit.” (Muslimi)
- Beje veten sa me shume te disponuar, sepse i disponuari kur shikon naten ne qiell sheh ngrohtesine e henes, ndersa ai i cili i ka humbur shpresat kur shikon ne qiell nuk shikon dicka tjeter pervecse erresiren e ashper. Behu i disponuar me shume se qe je sepse disponimi sjell dashurine e te tjereve, ndersa i keqi e perzen nga vetvetja ate. El Hulejmi ka thene: “Te Derguarit te Allahut i pelqente shpresa e mire, sepse pesimizmi eshte te menduarit keq ne Allahun e Lartesuar ndersa disponimi eshte te menduarit mire ne Allahun e Lartesuar. Besimtari eshte i urdheruar te mendoj mire per Allahun ne cdo situate.”
- Behu i drejte me njerezit. Padrejtesia e shkurton jeten, largon prej syve gjumin, ben qe t'i harrojme te mirat e tyre, kerkojme qe ata te jene pa asnje te mete, shfajesojme veten prej gabimeve tona me argumentin se ne jemi njerez dhe patjeter gabojme. Imam Muhammed bin Sirini ka thene: “Padrejtesia ndaj vellait tend eshte te kujtosh prej tij gjerat me te keqija te cilat i ke pare ne te dhe te fshehesh te miren e tij.”
- Nese dikush te gjuan me tulle, ti mblidhi ato dhe nderto me to shtepine. Nese te gjuajne me lule, ua shperndaj atyre qe te kane mesuar, atyre te cilet ta kane shtrire doren kur ti ke qene duke luftuar ne fund te kodres.
- Kij besim ne Allahun se pari dhe me pas ne vetveten tende. Njihi te metat e tua, beje te qarte se nese i largon keto te meta do te jesh shume afer endrres tende. Kujtoj gabimet qe t'i largosh te metat e tua. Harroji gabimet e motrave dhe shoqeve tua qe te jesh e kujdesshme ndaj tyre. Lumturia e njeriut eshte ne te angazhuarit e tij me te metat e veta e jo me te metat e te tjereve.
- Nese arrin sukses ne ndonje ceshtje, mos lejo qe mburrja ta mbizoteroje zemren tende. I Derguari i Allahut, paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te, ka thene: "Me ka shpallur Allahu mua qe te jeni te thjeshte, mos te mburreni para tjetrit dhe mos t'i beni padrejtesi askujt.” (Muslimi)
Allahu i Lartesuar thote: “Pra mos e lavderoni veten, se Ai e di se kush eshte me i ruajtur.” (En Nexhm: 32)
- Nese rrezohesh ne toke mos lejo qe injoranca te mbizoteroje ne ty dhe te mendosh se te tjeret ta kane hapur gropen. Mundohu te ngrihesh perseri, hapi syte dhe mendjen ne menyre qe te mos biesh ne gropat e diteve dhe fatkeqesise se neteve.
- Nese bie, mendo si te dalesh dhe jo si te deshperohesh. Nese ngrihesh mendo per ata te cilet jane te rrezuar per toke qe t'iu ndihmosh per t'u ngritur.
- Nese korr sukses kunder njeriut me te cilin grindesh mos u gezo por fale dhe nese i kaplon te tjeret ndonje fatkeqesi behu pjesemarres ne ndihme te tyre qofte edhe me dua. Allahu i Lartesuar thote: “Kush ben durim dhe fal, s'ka dyshim se ajo eshte virtyti me i larte (i lavdishem)” (Esh Shura: 43) I Derguari i Allahut, paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te, ka thene: “Mos e shfaq kenaqesine per fatkeqesise e vellait tend se ate e meshiron Allahu e ty te sprovon.” (Tirmidhiu)
- Mos lejo qe ne zemren tende te bashkohet bindja dhe ngadalesia, krenaria dhe mburrja dhe as modestia dhe nencmimi. I Derguari i Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te, ka thene: “Kush eshte modest (i thjeshte) ndaj Allahut, Allahu do ta ngreje kete njeri shume lart.” (Ibni Maxhe)
- Zgjidh per veten tende shoqe besimtare dhe behu e kujdesshme ndaj tyre se i Derguari i Allahut, paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te, ka thene: “Njeriu eshte ne fene e shokut te tij, te kete kujdes cdonjeri prej jush se me ke shoqerohet.” (Tirmidhiu)
Mos e qorto shoqen tende per cdo imtesi se i persosur eshte vetem Allahu i Lartesuar. Kujdesu qe mos ta humbesh shoqen e mire se nese e humb kush do te jete pjesmarres ne brengat e jetes tende dhe kush do te udhezoje per ne te mire?
Abdullah bin Xhaferi ka thene: “Shoqerohu me ata njerez te cilet nese i shoqeron te zbukurojne, nese nuk je i pranishem te mbrojne, nese ke nevoje te ndihmojne dhe nese shikojne ne ty ndonje mangesi ta mbulojne ose nese e shikojne ne ty ndonje te mire e vleresojne.”
- Mos u grind me te tjeret sepse grindja e shkeput litarin e miqesise dhe krijon pengese ndermjet shpirtrave. Per cdo vit qe vjen behu me shpirtgjere se qe ke qene ne vitin e kaluar, te lumturve nuk u ngushtohet gjoksi, i falin te tjeret, nuk ndalen te te metat e te tjereve. Nese dikush eshte sjellur keq me ty harroje kete dhe kujtoje te miren e saj.
- Fali ata te cilet kane gabuar ndaj teje dhe arsyetoj. Falja ta shton jeten, ta kthen besimin te njerezit dhe duke falur e fiton respektin e te tjereve ndaj teje. Largoje urrejtjen nga zemra dhe mendja jote! Mesohu t'i ndeshkosh ata te cilet jane sjellur keq ndaj teje me te harruar dhe jo duke u rrahur me thika. I Derguari i Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te - ka thene: “A nuk mundet dikush prej jush qe te jete si Ebu Damdami i cili kur dilte nga shtepia thoshte: “Une e kam dhuruar ndershmerine time mbi njerezit.” (Ebu Davudi)
Imam Neveviu ne lidhje me kete ka thene: "Nuk e kerkoj padrejtesine time nga ai i cili me ka bere padrejtesi as ne kete dynja dhe as ne ahiret.” Kjo pasi qe ka kerkuar falje, e nese i ben padrejtesi me pas duhet te kerkoje falje.
- Jepju te tjereve prej zemres, mendjes, pasurise dhe kohes tende pa ua treguar faturat e llogarise. Nese e ndihmon ndonje njeri mos e kushtezo qe ai te te ndihmoje ty! Puna jote te jete e sinqerte dhe vetem per hir te Allahut te Lartesuar. Nese ia ben nje te mire dikujt, kujdes mos ia permend dhe nese dikush ta ben nje te mire, kujdes mos ta harrosh. I Lartesuari thote: “O ju qe besuat, mos i prishni lemoshat tuaja me te krenuar e me ofendim.” (El Bekare: 264)
- Cdo deshtim qe mund te ndodhe konsideroje prove te jetes. Nata sado qe te zgjase patjeter do te agoje agimi. Dikush prej dijetareve ka thene: “Suksesi eshte si shkallet te cilat nuk mund te ngrihen duke i pasur duart ne xhepa!"
- Falenderoje Allahun e Lartesuar si kur ke pak ashtu edhe kur ke shume! Kenaqu me pak dhe mos i lakmo te tjeret nese kane me shume se ti. Mos shpreso qe kjo e mire te largohet prej tyre, por lute Allahun e Lartesuar qe te te begatoje me te mirat e Tij. I Derguari i Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te - ka thene: “O Ebu Hurejre, behu fetar, i devotshem, do te jesh me adhuruesi i njerezve; behu prej atyre qe kenaqen me pak, do te jesh me falenderuesi prej njerezve; duaje per njerezit ate qe e don per veten tende, do te jesh besimtar; beji mire komshiut do te jesh musliman dhe pakesoje te qeshuren sepse te qeshurit e shumte e vdes zemren.” (Ibni Maxhe)
- Per cdo dite kerko nga Allahu faljen dhe shendetin. Ne hadithin te cilin e transmeton Tirmidhiu, i Derguari i Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te - ka thene: “Kerkoni nga Allahu faljen dhe shendetin sepse asnjerit prej jush nuk i eshte dhene pas te vertetes gje me e mire se shendeti.” (Tirmidhiu)
- Kerko nga Allahu i Lartesuar dije te dobishme dhe risk te madh. Dija eshte dollapi te cilin nuk e vjedhin dot hajdutet. Njemije dinare ne dore te injorantit jane si nje grusht me dhe ndersa nje grusht me dhe ne doren e te diturit shnderrohet ne njemije dinare. Ali bin Ebu Talibi - radijall llahu anhu - i ka thene njerit prej sahabeve: “O Umejl, dija eshte me e mire se pasuria; dija te ruan ty ndersa ti e ruan pasurine; dija eshte si gjykatesi ndersa pasuria eshte si i gjykuari; pasurine e pakeson shpenzimi ndersa dija shtohet kur e shperndan ate. Dija e rrenon mburrjen, mburrja eshte si lekura e bananes ne te cilen rreshqet. I Derguari i Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te - ka thene: “Kerkoni nga Allahu dijen e dobishme dhe kerkoni mbrojtje nga Allahu nga dija e padobishme.” (Ibni Maxhe)
Njera prej duave te te Derguarit te Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te- eshte: “O Zot kerkoj mbrojtje nga dija e padobishme, nga zemra e cila nuk frikesohet, nga nefsi i cili nuk ngopet dhe nga duaja e papranuar. Kerkoj mbrotje te Ti per keto kater gjera.” (Ibni Maxhe)
- Mundohu t'i kenaqesh ata te cilet i ke perreth teje ne menyre qe edhe ata te kenaqin ty. Ti nuk mund te qeshesh ne te njejtin moment kur te tjeret derdhin lot, nuk mund te kenaqesh me nurin e agimit kur te tjeret qe jane perreth teje jetojne ne erresire. Lumturia e njeriut shumefishohet varesisht prej numrit te atyreve te te cilet ka pasur sukses ne gezimin e tyre. Nese te shtohet risku mundohu qe t'i gezosh njerezit me pasurine tende, nese risku te ngushtohet atehere mundohu t'i kenaqesh me nje fjale te mire. I Derguari i Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te - ka thene: “Ruaju zjarrit qofte edhe me gjysme hurme, nese nuk gjen, me nje fjale te mire. ( Buhariu dhe Muslimi)
Dhe ka thene: “Mos nencmoni dicka nga e mira edhe nese ajo eshte ta takosh vellain tend me fytyre te buzeqeshur.” (Muslimi)
- Kujtoji ata te cilet te kane ndihmuar ne profesionin tend, ata te cilet t'i kane zgjatur duart kur ti ke pasur nevoje, kane qendruar me ty kur dynjaja ta ka kthyer shpinen, te cilet te kane nxjerrur nga vetmia diten kur te kane lene disa prej atyre qe kane qene perreth teje! Mos thuaj se une i kam falenderuar dhe ua kam kthyer kete te mire! Falenderoji perseri edhe nje here tjeter, ua kthe te miren sa here qe te mundesh. I Derguari i Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te - ka thene: “Kush nuk i falenderon njerezit nuk e falenderon as Allahun.” (Tirmidhiu)
Dhe ka thene: “Kur dikush ta ben nje te mire shperbleje ate, dhe nese nuk gjeni se me cfare ta shperbleni, beni dua per te deri sa ta shikoni se e keni shperblyer.” (Ebu Davudi)
- Mundohu t'i kujtosh emrat e atyre ndaj te cileve ke gabuar joqellimisht, lute Allahun qe te te fale ty per ate qe ke gabuar ndaj tyre dhe bej dua per ta.
Mos i llogarit te tjeret sepse llogaritja e te tjereve eshte humbje kohe.
- Merre per dore te dobetin deri sa t'i kthehet forca, qendro afer asaj te ciles i eshte merzitur jeta deri sa t'i shndrise shpresa! Qendro me te deshtuarin deri sa te gjeje rrugen e suksesit. Mundohu t'i kurosh plaget e disa njerezve. Medito rreth fjales se te Derguarit te Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te - rreth ndertimit te lidhjes se vazhdueshme ndermjet teje dhe te tjereve: “Besimtari eshte pasqyra e besimtarit, besimtari eshte vella i besimtarit, …"
- Nese duke ecur te ze erresira, behu prej atyre qe bartin qiri, drite dhe jo prej atyre te cilet e gjuajne llampen me gure. Kur te gdhihet mengjesi behu prej atyre qe e presin rrezen e dites dhe jo prej atyre dembeleve te cilet nuk e arrijne rrezen e lindjes se diellit.
- Mundohu qe t'ua falesh borxhin disave, disa prej tyre te kane dhene pervoje gjate viteve te kaluara, disa te kane dhene besimin dhe nuk te kane lene te qendrosh vetem ne perballimin e stuhise se jetes, disa prej tyre ta kane ndezur qiririn kur ti ke qene ne mes te erresires dhe ti e ke shikuar rrugen gjate dites, disa ta kane mbushur mendjen e disa te tjere zemren. Me e madhja eshte qe ti ta falenderosh Allahun e Lartesuar i cili te ka begatuar me dhunti te shumta.
- Kur te arrish ne maje te malit, mos lejo qe nga mburrja te mirren mendte dhe te biesh dhe ata te cilet qendrojne ne cep te kodres mos te te duken xhuxha. Allahu i Lartesuar thote: “Dhe mos shtrembero fytyren tende prej njerezve, mos ec neper toke kryelarte se Allahu nuk e do asnje mendjemadh e qe shume lavderohet.” (Llukman: 18)
Mposhte inatin dhe zgjate doren tende per ata te cilet jane ne cep te malit qe te mund te arrijne ne maje te tij. Nese te rreshqet kemba pasi qe ke arritur majen e kodres mos i akuzo te tjeret se ata kane qene shkaktar per rreshqitjen tende. Njihi gabimet dhe te metat e tua, qe edhe nese arrin ne majen e malit heren tjeter te dish se si t'i forcosh kembet e tua bashke me ata te cilet qendrojne me ty ne maje.
- Mos hulumto ne te metat e te tjereve. I Derguari i Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te - ka thene: “Nese njeriu thote jane shkaterruar njerezit, kjo do te thote se ai eshte me i shkaterruari.” (Muslimi)
El Hattabi ka thene: "Njeriu vazhdon t'i shaje te tjeret duke i permendur te metat e tyre e me pas thote: jane prishur dhe jane shkaterruar njerezit. Nese ky e ben kete nga deshperimi per ceshtjen e fese se tyre arsyetohet, por nese e ben si shkak i pelqimit te vetvetes per t'i nencmuar te tjeret kjo eshte e urryer dhe e ndaluar.
- Mos lejo qe deshperimi te mbizoteroje ne zemren tende se deshperimi t'i mbyll syte dhe nuk arrin ta shikosh deren e hapur dhe doren e shtrire. Allahu i Lartesuar thote: “Thuaj: O roberit e Mi, te cilet e keni ngarkuar veten tuaj me shume gabime, mos humbni shpresat ndaj meshires se Allahut, pse vertet, Allahu i fale te gjitha mekatet, Ai eshte qe fale shume dhe eshte meshirues.” (Ez Zumer: 53)
- Ji e sigurte se nese e perveteson dhe e don punen tende, do te mund te arrish ate cfare te tjeret nuk kane mundur, mos e harro thenien e te Derguarit te Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te: “Allahu don qe kur ndonjeri prej jush te beje nje pune ta pervetesoje ate.” (Ebu Aliu)
- Beje te ditur se besimtari mund ta duroje urine dhe humbjen, mund te jetoje ne nje hapesire pa shtepi, por nuk mund te jetoje i nencmuar. Allahu i Lartesuar thote: “Krenaria eshte per Allahun, te Derguarin e Tij dhe per besimtaret.”
Llogarite veten tende para se te llogaritesh, peshoj veprat tua para se te peshohen. Allahu i Lartesuar thote: O ju qe besuat, kinie parasysh friken ndaj Allahut, dhe le te shikoje njeriu se cka ka pergatitur per neser dhe kinie frike Allahun, e s'ka dyshim se Allahu eshte qe e di ne detaje ate qe punoni.” (El Hasher: 18)
Umeri - radijall llahu anhu - ka thene: “Llogariteni veten tuaj para se te llogariteni dhe peshojeni ato (veprat) para se t'ju peshohen. Pergatituni per diten ne te cilen do te paraqiteni ku nuk do te fshehet asnje sekret."
__________________
"Fe e pranuar tek Allahu ėshtė Islami". (Ali Imran 19).
GoLdeN nuk ėshtė nė linjė Pėrgjigju Duke Cituar
